E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berlini para ndryshimit te imazhit

Qendra e Berlinit eshte gjithnje e me e mbushur me turiste. Muaj per muaj shtohet numri i vizitoreve. Deri ne fund te vitit Berlinin do te vizitojne 98 milione njerez. Ne hotele kane fjetur gati 22 milione njerez nderkohe qe kjo shifer deri ne vitin 2016 do te rritet ne mbi 30 milione thuhet ne studimet me te reja turistike. Ne disa faqe interneti thuhet madje se Berlini mund te jete i stermbushur me turiste. Frika nuk eshte krejt e pabaze kur shikon pervojat e Prages apo dhe te Venedikut. Lidhur me kete mundesi ne Berlin po mendohet qe tani.

Por kjo ka dhe anet pozitive. Burrat ne Berlin vishen tani gjithnje e me mire qe ka te beje edhe me shtimin e numrit te biznesmeneve. Ne rrugen Friedrichstrae per shembull eshte hapur edhe shoqata e avokateve. Ne kohen e pushimeve ne rruge dalin shume nepunes dhe kerkojne ndonje sallate apo makarona. Ne rruge ka gjithnje e me shume njerez qe shtyhen per te gjetur ndonje vend per te pire kafe apo per te ngrene ndonje ushqim.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Klaus Wowereit kryetar bashkie

Bartesit e kravatave dhe shtepite e larta

Qetesia e dikurshme ne Berlin me nuk ekziston. Ne qender nga te gjitha anet vershojne burrat me kravata apo grate me kostume te bukura. Tani eshte ne trend te jetosh dhe te punosh ne qender. Ne drejtim te lindjes ne Alexanderplatz duhet te ndertohet objekti i pare shumekatesh prej 150 metra lartesi. Ne kete pjese do te ndertohen gjashte godina te ketilla ku do te kete zyra dhe apartamente banimi. Edhe me tej ne drejtim te lindjes po ndertohet nje lagje me zyra - ku qiramarresi kryesor do te jete Daimler-Benz

Hapesira po ngushtohet

Ne pjesen veriore nga qendra e Berlinit vitin e ardhshem do te hapet selia e Sherbimit Informativ Gjerman BND ku do te vendosen 4000 bashkepuntore. Pak me larg do te ndertohet i ashtuquajturi Europacity me apartamente zyra per pune dhe hotele. Hapesira po ngushtohet edhe rreth godines se Parlamentit ku po nderton Ministria e Arsimit.

Nderkohe qe ne qender te Berlinit - perballe ishullit te muzeve - po investon sipermarresi berlinez Ernst Freiberger i cili po nderton nje kuartier luksoz dhe rezidencen e tij. Brenda pese deri 10 vitesh ne qender do te kete shume me pak hapesire.

Hijen e tyre po hedhin edhe zhvillimet tjera. Revista e qyteit Tip e ka titulluar tekstin kryesor Revolucioni - nje gjenerate e re po e okupon qytetin. A do te jete Berlini nje Silicon Valley i ri Ne epiqender te bumit jane sipermarrjet e reja te ashtuquajturat Start-Ups te cilat po etablohen ne rrugen Torstrae.

Ne Berlin ka qene se fundi edhe themeluesi i Skype miliarderi Niklas Zennstrm i cili ka kerkuar firma te reja per investim. Ne Berlin po vijne gjithnje e me shume njerez nga mbare bota per te punuar tha Zennstrm. Sylvius Bardt sipermarres dhe perfaqesues i shoqates se teknologjise se larte BITKOM mendon se Berlini nderkohe eshte bere perfaqesia kryesore e sipermarrjeve ne Gjermani ndersa se shpejti do tia tejkaloje edhe Londres. Por ka shume zera qe paralajmerojne nga kjo eufori dhe rikujtojne euforite e meparshme te viteve 90-te.

Sipermarresit e rinj ne ate kohe perpiqeshin te fitojne shpejt e shpejt para. Tani situata ka ndryshuar thote sipermarresi Felix Petersen. Ne treg paraqiten ide te reja. Dhe eshte shume e mundur qe ne Berlin te linde ndonje sipermarrje e fuqishme si ajo e Apple apo Facebook.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Berlini - atraksion turistik

Pune ne vend te festimeve

Qendra e Berlinit trajtohet shpesh si nje laborator i Berlinit dhe i Gjermanise. Kjo me siguri qe eshte e tepruar por kur shikon 20 vitet e fundit keto vleresime edhe nuk jane teper te gabuara. Politika me siguri qe ketu luan nje rol te rendesishem. Kryetari i bashkise se Berlinit Klaus Wowereit me partneret e rinj nga CDU-ja ka vendosur qe Berlinin ta ktheje ne nje qender ekonomike dhe teknologjike. Ne duam qe Berlini te jete me i pasur dhe te mbetet seksi thote ai.

Kryeqyteti ka vuajtur nga varferia dhe papunesia e larte. Slogani i varfer por seksi duket se po kalon. Zhvillimet me te reja te cojne ne konkludim se Berlini me nuk do te jete vetem qytet i partive dhe festave por do te punohet me shume. Ne disa qoshe jane hequr restorantet e vogla nderkohe qe po mendohet edhe per ndalimin e alkoholit per te rinjte. Klubet e muzikes po luftojne per muaj te tere me ankesat e qytetareve. Disa prej tyre jane detyruar te zvogelojne muziken ose jane shperngulur fare.

Turistet amerikane thote ne Berlin eshte shume cool si ne Nju Jork ne vitet 80-te. Nju Jorku sot llogaritet nder qytetet e pasura dhe monotone. A do te ndodhe kjo edhe me Berlinin

Autor Kay-Alexander Scholz/Bahri Cani

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›