E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berlusconi sulmon gjykatësit

Ish kryeministri italian Silvio Berluskoni ka nisur sulmin gjykatësve. Gjatë një mitungu në qytetin e Breshiar me mijëra mbështetës të tij, Berluskoni kritikoi ashpër gjyqësorin italian.

“Gjendja e sistemit tonë të drejtësisë nuk garanton paanshmërinë e gjykatësve dhe shpesh shkel mbi të drejtën e lirisë së çdo qytetari. Ajo ndërhyn në jetën e politikës dhe  ata dëshirojnë të më eliminojmë  mua! ” tha Berluskoni.

Por shumë të tjerë mendojnë se kjo është një nga teknikat e kavalierit për të bërë presion mbi drejtësinë  si dhe ti shpëtoj denimit.

Silvio Berluskoni është dënuar për herë të parë në Apel. Gjykatësit e Milanos kanë konfirmuar dënimin me katër vjet burg për mashtrim fiskal, e vendosur nga gjykata e shkallës së parë në procesin për shitblerjet e të drejtave televizive Mediaset.

Gjykata e dënoi  Berlusconin që për 5 vjet të qëndrojë jashtë skenës politike, që do i kushtojë atij dhe vendin në parlament.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›