E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni: Monti s’e mbajti premtimin

Ish-kryeministri i Italisë Silvio Berluksoni ka thënë se Mario Monti nuk i respektoi garancitë që dha në fillim të aventurës së tij si kryeministër.

Ai tha se nuk mbajti premtimet edhe “ndaj presidentit të republikës dhe ndaj popullit italian”.

“'Monti kishte garantuar se nuk do të përfitonte nga posti në krye të kësaj qeverie teknike, por ja që tani po na paraqitet si një protagonist politik. E ka bërë këtë me çmimin e rënies së besueshmërisë ndaj tij'', tha Silvio Berlusconi për televizionin ''Vista tv''./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›