E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni do votën e 11 mln milanistëve

Klubi i Milanit gjatë ditës së djeshme ka bërë propagandë elektorale, duke shpërndarë një letër e cila u drejtohej të gjithë tifozëve kuqezi. Në këtë letër ishin pasqyruar të gjitha triumfet e presidenti Silvio Berluskoni me Milanin. Dhe, më pas ftoheshin të gjithë tifozët kuqezi se, nëse donin ta shikonin skuadrën e “djallit” ende në majat e Europës, duhet të votonin për partinë e kryeministrit. Pra, me pak fjalë, tani presidenti kuqezi u kërkon votën atyre 11 milionë milanistëve, të shpërndarë nëpër të gjithë Italinë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›