E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni para gjyqit - procesi shtyhet per ne fund te majit

Ne Milano kryeministri italian Silvio Berluskoni kete te merkure duhet te pergjigjet perseri para gjyqit. Ne kete proces ai akuzohet per favorizim te prostitucionit te te miturave dhe per keqperdorim te postit. Berluskoni nder te tjera duhet te kete paguar per seks vitin e kaluar nje marokene minorene ne festa ne vilen e tij. Kryeministri 74 vjecar i ka mohuar akuzat. Vetem per abuzim te mundshem me postin e tij Berluskoni kunder te cilit ka edhe procese te tjera rrezikon te denohet deri me 12 vjet burg.

Kryeministri italian Silvio Berluskoni duket te jete politikisht dhe moralisht imun kundrejt cdo sulmi. Tashme opozita e Berluskonit e majta intelektualet sindikatat po perpiqen te vene ne veprim presionin e rruges dhe forcen e fjales. Ne front te pare eshte shkrimtari me ne ze i Italise Umberto Eko. Une kam ardhur ketu me shume skepticizem. Kjo sepse kam pershtypjen se ne mund te bertasim sa te duam por Berluskoni nuk do te jape doreheqjen.

Umberto Eko ndodhet ne nje salle te madhe ne Milano perpara mijera veteve pas tij nje fjali nje urdher i shkurter jep doreheqjen eshte shkruar ne mur pas poltronit. Per te gjithe eshte e qarte se kujt i drejtohet ajo kryeministrit italian Silvio Berluskoni. Prej javesh po zhvillon hetime prokuroria milaneze kunder tij. Ai dyshohet te jete i implikuar ne prostitucion me te mitura dhe ka keqperdorur postin e tij kur kerkonte qe nje e re nje e njohura e tij shume e re te lirohej nga policia qe e kishte ndaluar. Kete e bente me nje genjeshter qe ne aktualitetin e sotem eshte teper delikate. Vajza thuhej te ishte mbesa e presidentit egjiptian Husni Mubarak. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Shkrimtari italian Umberto Eko
Ne menduam qe kryeministrin tone e lidh me Mubarakun mbesa e tij. Por e verteta eshte qe ai nuk do te jape doreheqjen. Umberto Eko nuk deshiron dhe nuk mund te heshte. Ai duhet te flase per te shpetuar nderin e Italise. Jashte vendit atij i behet gjithnje pyetja se pse italianet nuk ndermarrin asgje kunder Berluskonit. Kjo pyetje e nxeh shkrimtarin dhe kritikun e Berluskonit. Kjo sepse ketu ka gazeta qe cdo dite kritikojne politiken dhe sjelljen e shefit te qeverise. Ketu ka shkrimtare qe shkruajne libra te tere mbi kete teme. Por kete ata jashte vendit nuk e dine. Sytjena qe bien ne toke ngjallin me shume vemendje se sa nje artikuj te tille.

Protestuesit Italia nuk eshte bordell

Nje nga kritikuesit me te ashper te Berluskonit ne Itali eshte autori anti-mafia Roberto Saviano qe eshte bere i njohur boterisht me librin e tij Gomorra ku ben publike bemat e Camorras. Ate e akuzon pikerisht Berluskoni se ka njollosur figuren e Italise jashte vendit. Sot e dine te gjithe se kush del hapur me kritika kunder qeverise do ti duhet te perballet me shantazhe heqje te drejtash dhe sharje.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Protestat kunder kryeministrit italian

Jo vetem ne Milano por edhe ne shume qytete te tjera kane dale ne fundjave njerezit ne rruge. Shpesh jane grate ato qe demonstrojne kunder Berluskonit dhe per dinjitetin e tyre. Italia nuk eshte bordell i drejtohen ato atij si kunderpergjigje ndaj festave te nates te organizuara prej tij ne vilen e vet milaneze Arcore. Por nuk eshte vetem dobesi e Berluskonit qe e ka paralizuar vendin. Eshte dobesia e politikes ne teresi thote ne menyre auokritike filozofi dhe ish-kryebashkiaku i Venecias Massimo Cacciari Une nuk dua te fiksohem tek ceshtja villa Arcore dhe te tjera si kjo. Kjo nuk eshte aresyeja per bllokaden e Italise. Aresyeja jane te dy polet e politikes njeres i mungon aftesia te qeverise dhe tjetres te beje opozite. Te dyja jane ne krize. Silvio Berluskoni nuk ngacmohet nga kjo. Kur e pyesin per protestat ne vend ai pergjigjet Une kam nje lekure te trashe.

AutorT. Kleinjung / V. Filaj-Ballvora

Redaktoi A. Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›