E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berry do te shpetoje vajzen nga Kardashian

Aktorja hollivudiane, Halle Berry, do të përfshihet në një betejë ligjore me ish-bashkëshortin e saj për kujdestarin e plotë të vazjës, për shkak të Kim Kardashian-it.

”Daily Mail” raportoi sot se arsyeja që e shtyu aktoren të paraqiste kërkesën për të anulluar marrëveshjen e mëparshme, për kujdestari të barabartë mbi 2-vjeçaren Nahla, ishte lidhja e re që ish-burri i saj, Gabriel Aubry ka krijuar me Kim Kardashian.

Berry ka një antipati të theksuar për aktoren dhe showgirl Kim, prandaj është e vendosur që të mos lejojë atë të ketë ndonjë ndikim në rritjen e Nahlas.

Berry dhe Aubry u ndanë një vit më parë, pas pesë vitesh martesë së bashku.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›