E Diel, 1 Nëntor 2026

“Bërtiti Allahu Akbar”- Sulm terrorist para Ambasadës izraelite në Beograd, vritet autori i mitur!

Një sulm me thika është regjistruar pranë Ambasadës së Izraelit në Beograd, ku një person i mitur, i dyshuar se ishte nga qyteti i Shabacit, ka sulmuar një pjesëtar të xhandarmërisë që siguronte objektin diplomatik, duke bërtitur “Allahu Ekber”.

ambasada e izraelit ne serbi

Efektivi i xhandarmërisë reagoi në vetëmbrojtje, duke qëlluar për vdekje sulmuesin. Gjatë përplasjes, edhe pjesëtari i forcave të sigurisë mbeti i plagosur lehtë.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm në detyrë i Serbisë, Ivica Daçiç, konfirmoi se pak pas mesnatës ndodhi një sulm terrorist në Beograd, ndaj një pjesëtari të xhandarmërisë që ruante ambasadën izraelite.

Identiteti i të miturit ende nuk është bërë i ditur. Sipas ministrit Daçiç, shërbimet e sigurisë e kishin monitoruar personin, i cili, sipas informacioneve të deritanishme, njihej si përfaqësues i Shtetit Islamik.

Pas sulmit, Daçiç vendosi ngritjen në nivelin më të lartë të alarmit për kërcënimin terrorist, nivelin e kuq.

Ai bëri të ditur se ky vendim nënkupton shtimin e kontrolleve dhe të pranisë policore në lokacione me rëndësi të veçantë sigurie, përfshirë objektet infrastrukturore dhe vendet ku grumbullohen shumë qytetarë.

“Duke qenë se në territorin e vendit tonë ka ndodhur një sulm terrorist, kam marrë vendimin për ngritjen e nivelit të kërcënimit terrorist në nivelin më të lartë të mundshëm, nivelin e kuq”, deklaroi Daçiç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›