Besa humbet 5-0 me Olimpiakosin

Olimpiakosi i Pireut e shndërroi në një shëtitje ballafaqimin në “Qemal Stafa”, teksa skuadra me më shumë tituj në Greqi fitoi lehtësisht 5-0 ndaj Besës së Kavajës në ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues të Ligës së Europës.
Spanjolli Oskar Gonzales çeli serinë e golave të Olimpiakosit në minutën e 19-të, përpara se 27-vjeçari të dyfishojë sërish në minutën e 31-të e mbyllur pjesën e parë 2-0.
Braziliani Alexandro Silva de Sousa, i njohur shkurt si Dudu, shënoi pa kaluar dy minuta nga fillimi i pjesë së parë duke mposhtur portierin Orges Shehi për herë të tretë. Trajneri Shpëtim Duro hodhi në fushë Haxhibuliçin në vend të Sokol Cikalleshit, por sulmuesi brazilian Diogo në minutën e 70-të realizoi golin e katërt për ekipin grek.
I njëjti lojtar shënoi dhe golin e pestë (84’) për formacionin e drejtuar nga gjermani Evald Lienen, që tashmë me rezultatin 5-0 në “xhep” edhe pse do të luajë në një “Karaiskaki” pa shikues është i kualifikuar për në turin e tretë eliminator.
Gjithsesi, Besa që nuk ka fituar kurrë një ndeshje në Europë (në 13 takime), duhet të jetë e kënaqur me 150 mijë eurot që përfitoi nga shitja e së drejtës televizive.
Ndeshjet e pare ne Ligen e Europes, turi i dyte eliminator
Atyrau 0 - 2 Gyor
WIT Georgia 0 - 6 Ostrava
FK Tauras Taurage 0 - 3 APOEL Nicosia
Rabotnicki 1 - 0 FC Mika
Valletta 1 - 1 Ruch Chorzow
OFK Belgrade 2 - 2 Torpedo Zhodino
Austria Vienna 2 - 2 Siroki Brijeg
Din. Minsk 5 - 1 JK Sillamae Kalev
Elfsborg 2 - 1 Iskra-Stali
FC Olimpia 0 - 2 Dinamo Bucuresti
FK Baku 2 - 1 Buducnost P
Honka 1 - 1 Bangor City
MyPa 3 - 0 Sant Julia
Nova Gorica 0 - 3 Randers FC
Ventspils 0 - 0 Teteks
Zestafoni 3 - 0 Banska Bystrica
Anorthosis 0 - 2 HNK Sibenik
Gefle 1 - 2 Din. Tbilisi
Molde 1 - 0 FK Jelgava
Stabaek 2 - 2 Dnepr Mogilev
Differdang03 3 - 3 FK Spartak Zlatibor Voda
Kalmar 0 - 0 Dacia Chisinau
Lausanne Sports 1 - 0 Borac Banjaluka
Cercle Bruges 0 - 1 TPS Turku
Levski Sofia 6 - 0 Dundalk
Besiktas 3 - 0 Vikingur
Brondby 3 - 0 Vaduz
FC Utrecht 4 - 0 KF Tirana
Maccabi Tel Aviv 2 - 0 Mogren Budva
Siauliai 0 - 2 Wisla Krakow
Zrinjski Mostar 4 - 1 Tre Penne Galazzano
Suduva 0 - 2 Rapid Vienna
Besa 0 - 5 Olympiakos Piraeus
Videoton FC 1 - 1 NK Maribor
Clionville 1 - 0 Cibalia Vinkovci
Maritimo 3 - 2 Sporting Fingal
Motherwell 1 - 0 Breidablik
Portadown 1 - 2 FK Karabakh
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Enjte, 15 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili