E Hënë, 2 Nëntor 2026

Besa mposht Vorën, Korabi surprizon Lushnjën

Kanë përfunduar ndeshjet e javës së 32-të të Kategorisë së Parë. Skuadra më e motivuar fiton kryendeshjen e kësaj jave në këtë turne. Besa mposht Vorën 1-0 falë golit të shënuar në pjesën e parë. Kavajasit vazhdojnë të shpresojnë te ngjitja direkte në Abissnet Superiore, por diferenca me Flamurtarin e vendit të dytë vazhdon të mbetet 1 pikë. Vlonjatët fitojnë ndeshjen respektive, duke mposhtur 2-0 Erzenin në shtëpi. Javën e fundit të kampionatit do të vendoset se kush mes Flamurtarit dhe Vorës do të ngjitet në elitë.

Në barazim 1-1 përfundon përballja mes Kastriotit dhe Apolonisë, ndërsa Korabi dhuron surprizën e javës, duke fituar 1-0 në transfertë përballë Lushnjës. Lagunarët dalin jashtë zonës së Play Off-it dhe tashmë kanë një pikë më pak se Apolonia e vendit të 6-të.

Pogradeci fiton 3-0 përballë Kukësit, ndërsa Burreli mposht me përmbysje 2-1 Valbonën në shtëpi. Si matjanët edhe liqenorët kanë siguruar një vend në Play Off.

Java e fundit do të japë verdiktet përfundimtare të sezonit të rregullt në Kategorinë e Parë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›