E Enjte, 5 Nëntor 2026

Besëlidhja e Lezhës festë zyrtare, qeveria jep “OK” për 2 Marsin

Këshilli i Ministrave ka dhënë dritën jeshile që 2 marsi të futet në kalendarin e festave zyrtare.

Ky amendament në ligjin erdhi nga deputeti socialist Eduard Ndreca, i cili ka propozuar që në këtë kalendar të futet edhe data që shënon përkujtimin e Besëlidhja së Lezhës në 2 marsin e 1444.

Dakordësinë e qeverisë e konfirmoi kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, e cila u shpreh se votimi final i këtij akti do të bëhet në një mbledhje tjetër, shkruan A2.

Kjo është hera e parë që në kalendarin e festave zyrtare futet një ngjarje historike përtej krijimit të shtetit shqiptar.

/a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›