Besimi në islam, 78-vjeçari nga Shkodra që agjeronte fshehur gjatë komunizmit

Në muajin e shenjtë të Ramazanit, vjen historia e një besimtari nga Shkodra. Sot 78 vjeç, Selim Cungu rrëfen dëshirën dhe përkushtimin ndaj besimit islam, pa u lëkundur as në kohën e diktaturës, kur ai ishte veç një fëmijë.
Selim Cungu 78 vjeç nga qyteti i Shkodrës i cili rrjedh nga një familje me tradita islame ka filluar të agjërojë që në moshën 12 vjeçare.
Edukimin e parë fetar ai e mori në moshën 7 vjeçare nga dy xhaxhallarët e tij. Në kohën e regjimit komunist në vitin 1967 kur Shqipëria u bë vendi i parë ateist në botë Selimi tregon se lexonte libra fetarë dhe agjëronte fshehur për shkak të vështirësive politike.
Ndërsa flet për qetësinë shpirtërore që i fal ky muaj ai na tregon se të agjërosh nuk nënkupton vetëm të mos ngrënit por largimi nga veset e këqija.
Vizita në Mekë dhe Medinë në vitin ‘91 për të ishte si të zbulonte mrekullitë e kësaj bote.
Me ndërrimi e sistemit Selim Cungu u angazhua vullnetarisht duke punuar për ndërtimin e xhamive të Shkodrës.
/rtsh.al/