E Martë, 3 Nëntor 2026

Besimtarët mysliman do të falin Kurban Bajramin tek bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’

Besimtarët myslimanë, ndryshe nga vitet e shkuara, namazin e Kurban Bajramit do të mund të falin jo në sheshin “Skënderbej” por në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, njofton të gjithë besimtarët se Kurban Bajrami do të falet ditën e diel, më datë 16.06.2024, në orën 06:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë. Ndërsa pritjet tradicionale do të organizohen në selinë e KMSH-së

Programi i Kurban Bajramit:

𝟎𝟓:𝟑𝟎 – Hapja e programit, Ejup Lila

𝟎𝟓:𝟑𝟓 – Lexim Kurani nga imami i xhamisë “Et’hem Bej”, z. Elton Karaj

𝟎𝟓:𝟒𝟎 – Fjala përshëndetëse e Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu

𝟎𝟓:𝟓𝟎 – Ligjëratë nga nënkryetari i KMSH-së, z. Taulant Bica

𝟎𝟔:𝟎𝟎 – Falja e namazit të bajramit, prin Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu

𝟎𝟔:𝟎𝟓 – Hutbeja e bajramit nga Myftiu i Tiranës, z. Bilal Teqja

Gjithashtu ju bëjmë me dije se pritjet tradicionale do të organizohen në selinë e KMSH-së nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ju uron të gjithë shqiptarëve, Gëzuar Kurban Bajramin!

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›