Besimtarët myslimanë kudo në botë falin Bajramin

Myslimanët kudo në botë kanë kremtuar Fitër Bajramin, duke u lutur për mirësi e begati. Bajrami këtë vit është falur edhe nëpër xhami, por duke ruajtur distancimin fizik për shkak të pandesmisë, ndryshe nga viti I kalur ku një pjesë e madhe e botës islame e fali bajramin nëpër shtëpi, pasi pandemia ishte në kulmin e saj. Myslimanët janë mblidhur para Qabes në Xhaminë e Madhe në qytetin e shenjtë të Arabisë Saudite në Mekë për të marrë pjesë në lutjet që shënojnë Fitër Bajramin, festa myslimane e cila fillon në përfundim të muajit të shenjtë të agjërimit të Ramazanit. Falja e Bajramit është bërë edhe në shumë vende të tjera myslimane si Turqi, Indonezi, Pakistan, Jemen, Iran. Në Turqi, adhuruesit myslimanë u mblodhën në Stamboll për të bërë lutjet brenda dhe jashtë Xhamisë Sophia për festën e Bajramit. Në këtë Bajram besimtarët myslimanë turq kanë shprehur solidaritet me palestinezët ndërsa luftimet me Izraelin vazhdojnë. Iranianët gjithashtu kanë kryer lutjet e Fitër Bajramit në perëndim të Teheranit, duke shënuar fundin e muajit islam të agjërimit të Ramazanit. Krejt ndryshe është situate në Palestinë, kun ë këtë Bajram palestinezët shihen tek vizitojnë varret e të afërmve të tyre në varrezat në Beit Lahia në ditën e parë të Fiter Bajramit.
Është quajtur “fitër (ushqim)” sepse këtë ditë njerëzit e adhurojnë Allahun me ushqim, e begati, ashtu sikundër e adhuruan në Ramazan me agjërim. Bajrami festohet në shenjë falënderimi për Allahun që plotësoi mirësinë dhe bujarinë e Tij ndaj nesh, duke e lehtësuar agjërimin e plotë të muajit të bekuar të Ramazanit.