E Martë, 3 Nëntor 2026

Besimtarët në rrethe festojnë Kurban Bajramin, falin namazin në sheshe e xhami

Festa e Kurban Bajramit është kremtuar edhe në qytetet e tjera të vendit. Në Elbasan, qindra besimtarë mysliman mëngjesin e sotëm kanë dalë në sheshin Gensher për të falur namazin e Kurban Bajramit. Ceremonia ka nisur në orën 05:30 me ligjërata nga Zv. Myftiu Gezom Karaj, dhe në orën 06:00 është falur namazi. Faljet e drejtoi Imam Gezim Karaj.

Në Vlorë qytetarë të shumtë të besimit islam i janë drejtuar Xhamisë së Plumbit për të falur Bajramin. Myftiu i rrethit të Vlorës, Ardit Hoxhllaku, ka mbajtur fjalën para besimtarëve duke i udhëzuar drejt rrugës së drejt, faljes, ndihmës, e solidaritetit me njëri tjetrin.

Besimtarët myslimanë në Gjirokastër kanë kremtuar Festen e Kurban Bajramit.  Falja e Namazit është zhvilluar në mjediset e Pallatit të Sportit me pjesëmarrjen e besimtarëve të shumtë. Ndërsa ka drejtuar faljen e namazit, kryemyftiu i Gjirokastrës, Aorel Senja, ju është drejtuar besimtarëve që të kontribuojnë për më shumë paqe dhe mirësi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›