E Diel, 1 Nëntor 2026

Beslidhja Berisha ne LezheDo integrohemi ne BE

TIRANE- Ne qytetin e Lezhes perkujtohet sot 568 vjetori i Beslidhjes. Nje sere aktivitetesh nga Ministria e Kultures dhe e Bashkise jane planifikuar per tu zhvilluar sot. Ne ceremonine qe u zhvilua sot paradite moren pjese kryeministri Berisha kryetari i bashkise Lulzim Basha kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli si dhe zyrtare nga Kosova e Maqedonia nderkohe qe u vu re mungesa e presidentit Topi.
Nga Kosova moren pjese nenkryetari i kuvendit te Kosoves Xhavit Haliti zv kryeministri i Kosoves zv kryeministri i Maqedonise.

Berisha tha se kjo dite shenon ne historine e kombit nje nga ditet me te vecanta ku Skenderbeu dhe fisnike shqiptare 568 vjet me pare vendosen te krijonin shtetin e tyre te bashkoheshin per te perballuar fuqine me te madhe te kohes qe kishte fshire nga harta shtete e perandori te tjera

Ne nderojme shpirtin e bashkimit kombetar. 568 vjet me pare ne kete qytet lindi parimi i perjetesise se shqiptareve i bashkimit nje komb nje qendrim...Nderimi qe mund ti bejme Skenderbeut eshte te ndjekim vizionin e tij dhe te bejme gjithcka per te vendosur Shqiperine ne BE dhe te shnderrojme trevat ku jetojne shqiptaret ne treva te zhvilluara

Prane Obeliskut u mboll nje peme ulliri pema e simbolit te paqes dhe u ngrit flamuri shqiptar.

Nderkohe qe ne oren 1300 Aleanca KuqeZi do te zhvilloje nje tubim paqesor ne qytetin e Lezhes me rastin e pervjetorit te Beslidhjes se Lezhes. Tubimi paqesor do te mbahet tek sheshi Beselidhja ne qytetin e Lezhes.
sg.shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›