Besnik Dervishi propozohet Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale

TIRANË, 24 korrik/ATSH/ Këshilli i Ministrave i propozoi sot Kuvendit kandidaturën e Besnik Dervishit për Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Që prej vitit 2014, Besnik Dervishi ushtron detyrën e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Ndër të tjera, ai është kontribues në reformën e legjislacionit vendas për të drejtën për informim dhe për mbrojtjen e të dhënave personale, në drejtim edhe të përafrimit të tyre me kuadrin e Bashkimit Evropian dhe aktet ndërkombëtare.
Gjithashtu, Dervishi është angazhuar në mësimdhënie në sistemin e arsimit të lartë, Shkollën Shqiptare të Administratës Publike dhe Shkollën e Magjistraturës.
/m.m/r.e/