E Diel, 1 Nëntor 2026

Besnik Tahiri homazhe tek vendi i rënies së Heroit të Kombit, Ilir Konushefci

Kryetari i Aleancës për Prishtinën, Besnik Tahiri, me bashkëpunëtorë, sot bëri homazh tek vendi i rënies së heroit të kombit Ilir Konushefcit, në 15-vjetorin e flijimit të tij.

Besnik Tahiri me këtë rast takoj edhe bashkëfamiljarët e Heroit, miq dhe bashkëluftëtarë.

Duke folur para varrit të heroit Ilir Konushefci, Besnik Tahiri ka thënë se në momente të tilla fjalët duhet të jenë pakta, sepse ne po nderojmë një vepër të madhe të Ilirit dhe të bashkëluftëtarëve të tij, të cilët e tejkaluan veten e tyre për lirinë e vendit tonë.

Besnik Tahiri cilësoj figurën e Gjeneralit Ilir Konushefci si një prej më të rëndësishmëve në themelimin dhe ngritjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe rënien e tij si fundament të shtetit, lirisë dhe pavarësisë.

Vepra dhe sakrifica e Ilirit duhet të jenë shembull se si jetohet e punohet për atdheun, duhet të jenë udhërrëfyes në punën dhe angazhimet tona të përditshme, ka thënë Tahiri.

Komandanti Ilir Konushefci, ishte shtylla kryesore e furnizimit me armatim për luftën për liri. Gjeneral Ilir Konushefci është shembulli më i mirë se si një djalë i ri në rrethana shumë të vështira u rreshtua drejt në mbrojtje të atdheut. Lavdi!./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›