E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beteja e humbur me korrupsionin


Instituti i Statistikave publikoi për herë të parë një anketë që përpiqet të masë nivelin real të korrupsionit Shqipëri, duke pyetur 5700 qytetarë në të gjithë vendin. Rezultatet tregojnë se 1 në 3 qytetarë, që troket në zyrat e shtetit ose paguan, ose i kërkohet rryshfet.

"28 perqind e qytetarëve shqiptarë te pyetur jane te ekspozuar ndaj rryshfeteve, 19.3 per qind prej tyre e kane paguar nje te tille ne 12 muajt e fundit", thotë Anisa Omuri, nga INSTAT.

Dukuria më tronditëse është ajo se qytetarët në Shqipëri paguajnë rryshfet për të marrë një shërbim publik që u takon me ligj dhe anketa tregon se pjesa dërrmuese e rryshfeteve paguhen në spitale për mjekët dhe infermierët

"70 për qind paguajnë Në 30 përqind të rasteve rryshfetin e paguajnë në mënyrë të vullnetshme vetë qytetarët. Në 50 përqind ai u nënkuptohet atyre nga zyrtarët. Në 10 përqind u kërkohet në mënyrë eksplicite nga zyrtari apo personi tjetër ndërmjetës

INSTAT
rryshfet për një trajtim më të mirë, 9 përqind për të përshpejtuar procedurën dhe 12 përqind për të finalizuar procedurat, apo për te shprehur mirënjohjen", tha Omuri.

Por si funksionon makineria e korrupsionit në Shqipëri? "Në 30 përqind të rasteve rryshfetin e paguajnë në mënyrë të vullnetshme vetë qytetarët. Në 50 përqind ai u nënkuptohet atyre nga zyrtarët. Në 10 përqind u kërkohet në mënyrë eksplicite nga zyrtari apo personi tjetër ndërmjetës", tha Omuri.
 
Të nënshtruarit e rryshfetit

Që administrata shqiptare është më e korruptuara në rajon, kjo nuk është më një risi për publikun dhe pak ditë më parë e konfirmoi zyrtarisht edhe Banka Botërore. Por anketa e fundit e INSTAT nxjerr në pah një dukuri tronditëse. Atë që korrupsioni në Shqipëri është shndërruar në institucion dhe shoqëria jo vetëm që nuk e denoncon, por duket e dorëzuar dhe nënshtruar para tij, aq sa pjesa dërrmuese e qytetarëve e konsiderojnë si fenomen normal dhe një mundësi reale për të zgjidhur problemet.

"Vetëm 1 për qind e atyre që kanë paguar rryshfet e raportojnë atë", tha Omuri.

Strategjia e qeverisë për të nxjerrë administratën nga korrupsioni, sipas kryeministrit, është përqëndruar në dy shtylla. Së pari lufta e korrupsionit nis nga vetë qeveria dhe së dyti reduktimi maksimal i kontakteve të qytetarit me zyrtarët përmes procedurave elektronike.

Anketa e INSTAT tregon se të dyja këto rrugë, në sytë e qytetarëve janë të dështuara. Më shumë se 60 për qind e shqiptarëve mendojnë se institucioni më i korruptuar në vend është vetë qeveria dhe 8 në 10 qytetarë, pavarësisht procedurave elektronike, detyrohen që të paktën njëherë në vit të shkojnë në zyrën e një titullari publik, ku gjasat që të bëhen pre e rryshfetit janë të larta. Beteja me korrupsionin, ashtu sic thotë edhe vetë kryeministri, nuk mbaron asnjehërë. Por sot sic tregoi anketa e INSTAT qytetarët perceptojnë gje tjetër, atë se beteja me korrupsionin në Shqipëri nuk ka filluar asnjëherë dhe se më të korruptuar janë ata që duhet ta luftojnë.

Sondazh

A paguani rryshfet per sherbimet publike qe ju takojne me ligj?

Gjithnje

Shpesh

Rralle

Asnjehere


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni... if(useCookiesToRememberCastedVotes){ var cookieValue = Poller_Get_Cookie('dhtmlgoodies_poller_376'); if(cookieValue && cookieValue.length>0)displayResultsWithoutVoting(376); // This is the code you can use to prevent someone from casting a vote. You should check on cookie or ip address }
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Financat, nisin negociatat për buxhetin
Në Ministrinë e Financave ka zhvillime intensive për përgatitjen e buxhetit të shtetit për vitin 2012. Në fund të muajit gusht, të gjitha ministritë dhe institucionet e tjera kanë paraqitur buxhetet paraprake, duke iu përmbajtur planit të miratuar në korrik për tavanet e shpenzimeve të lejuara. Shqiptarët harxhuan më pak në bixhoz
Sasia e parave që shqiptarët lënë nëpër lojëra fati, kazino e lotari të ndryshme këtë vit besohet se është reduktuar paksa në raport me një vit më parë, bëhet e ditur nga raporti për të ardhurat buxhetore të Ministrisë së Financave. “Ekonomia botërore në rrezik”
Vlerësimet e sapo publikuar të Fondit Monetar Ndërkombëtar, që kanë ulur sërish rritjen ekonomike për Shqipërinë lidhet me kontekstin ekonomik botëror. FMN pesimiste për Shqipërinë
Fondi Monetar ka përkeqësuar vlerësimet për ekonominë shqiptare duke ulur pritshmërinë për rritjen ekonomike të këtij viti në 2.5 përqind. Berisha: SHBA, interes për investime
Kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet në Nju Jork në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ka deklaruar për VOA se biznesmenët amerikanë janë të interesuar për të bërë investime në Shqipëri.

Lajmet kryesore

Rrëzohet gjoba ndaj Top Channel
Gjykata e Apelit kthen per rigjykim “ceshtjen Pango”
Greqi, kriza sjell rritje të numrit të vetëvrasjeve
FMN: Ulet rritja e ekonomisë
Bregu i Fildishtë njeh Kosovën

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›