E Shtunë, 31 Tetor 2026

Betimi i Obames, 20 mije dollare per nje bilete

Interesi per ceremonine e betimit te presidentit te ri amerikan eshte aq i larte, sa cmimi i nje bilete ka shkuar ne 20, 095 dollare.

Qeveria deri tani ka printuar 250 mije bileta per te pranishmit ne ceremonine e 20 janarit, por pa i shperndare. Ne fakt, hyrja per ngjarjen me te madhe ne Uashington duhet te ishte falas, pasi biletat do t’u shperndaheshin njerezve qe kane njohje me kongresmene dhe senatore, por me kerkesat shume te larta ka lulezuar tregu i shitjes online te biletave.

Biletashites te ligjshem, nga te njejtat kompani qe shesin biletat per koncertet e rock-ut, po i shesin tashme ato per ceremonine e betimit te Obames.

Ne kete rast shitesit po perfitojne nga punonjes te Capitol Hill dhe njerez qe kane lidhje me anetare te kongresit.

Deri nje jave perpara fjalimit biletashitesit ende nuk e dine nese do te kene biletat e mjaftueshme per te mbuluar kerkesat. Gjithesesi, ata kane premtuar se parate do te kthehen, ne rast se nuk do te kete bileta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›