E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Betimi i Trump si president i SHBA, mbërrijnë në Capitol Hill figura të njohura të politikës dhe biznesit

Për të ndjekur ceremoninë e betimit të Donald Trump si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë mbledhur turma të mëdha njerëzish.

Ndërkohë, disa fytyra publike kanë zënë vendet e tyre në Capitol Hill, aty ku do bëhet betimi.

Veç ish-presidentëve me zonjat e tyre, janë parë duke hyrë brenda ndërtesës së Capitolit, edhe liderë botërorë dhe disa nga njerëzit më të pasur në botë.

Mes tyre janë Javier Milei, presidenti i Argjentinës. Elon Musk, pronari i Tesla, X dhe SpaceX që është një nga aleatët më të rinj të Donald Trump.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›