E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Betlehemi i gjallë” i Hajmelit/ Rituali 7-vjeçar që risjell skenat biblike në Veri të Shqipërisë

Qindra aktorë e vullnetarë sjellin në jetë skena biblike të antikitetit. Ky është rituali 7-vjeçar që risjell skenat biblike në Veri të Shqipërisë. Për këtë inskenim janë përgatitje të shumta të shtëpizave të vogla.

Kjo traditë e Betlehemit, vijon që prej vitit 2018. Banorët luajnë role të ndryshme duke nisur nga bukëpjekësi, apo rrahja e hekurit.

“Ne na merr rreth dy muaj kohë për ta ndërtuar. Jemi një pjesë e konsiderueshme e banorëve që e bëjmë këtë vullnetarisht. Në çdo vit ndërrojmë skenat e aktrimit, teatrale, besimit dhe artit, për të sjellë diçka ndryshe te vizitorët. Këtë viti është dyfishi i hapësirës ndryshe nga vjet. Këtë vi kryesorja është që Betlehemi është dyfish më i madh i shtrirë i në hapësirë, kjo edhe për shkak të fluksit të lartë të vizitorëve”, treguar ata në “ABC e Mëngjesit”.

Ky inskenim do të mbahet në dy data të tjera 26 dhjetor dhe 2 janar.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›