E Martë, 3 Nëntor 2026

Betohen 12 rektorët e rinj, ceremoni e posaçme në Presidencë

Betohen në Presidencë gjatë një ceremonie të posaçme, 12 rektorët e arsimit të lartë në vend. Në fjalën e tij presidenti Begaj foli për sfidat me të cilat përballen sot universitetet, ndërsa emëron zyrtarisht në krye të tyre drejtuesit më rinj.

12 drejtuesit e shkollave të larta në vend morën zyrtarisht detyrën pas dekretimit nga presidenti i Republikës Bajram Begaj.

Gjatë një ceremonie të posacme të organizuar në presidencë, rektorët e rinj do të drejtojnë për katër vitet e ardhshme institucionet publike të arsimit të lartë në vend. Në fjalën e tij presidenti Begaj foli për sfidat që kërkojnë sot drejtues të denjë.

Rektorët fitues në zgjedhjet e universitare të 21 qershorit, të cilët marrin zyrtarisht detyrën janë:

Artan Hoxha – Rektor i Universitetit të Tiranës

Erald Bakalli – Rektor i Universitetit të Arteve 

Xheladin Draçini – Rektor i Universitetin të Mjekësisë

Akli Fundo – Rektor i Universitetit Politeknik 

Fatbardh Sallaku -Rektor i Universitetit Bujqësor

Agron Kasa -Rektor i Universitetit të Sporteve

Tonin Gjuraj- Rektor i Universitetit të Shkodrës

Lorenc Ekonomi – Rektor i Universitetit të Korçës

Aurela Saliaj -Rektore e Universitetit të Vlorës 

Shkëlqim Fortuzi  – Rektor i Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës 

Elvira Fetahu – Rektore e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” 

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›