Betohen në Kuvend anëtarët e rinj të KQZ- së

Anetaret e KQZ gjate betimit
Në një ceremoni publike në sallën e Kuvendit të Shqipërisë janë betuar sot Kryetarja dhe anëtarët e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
Në tekstin para betimit, thuhet se anëtarët angazhohen me të gjitha forcat e tyre për të realizuar zgjedhje të mira, të lira dhe demokratike. Me betimin e tyre anëtarët e KQZ-së sigurojnë fshehtësinë e votës si dhe betohen se do të tregojnë profesionalizëm në kryerjen e detyrës së tyre.
Parlamenti pati votuar shtatë anëtarët e KQZ-së, me rreth dy javë shkelje të Kodit Zgjedhor .
Për herë të parë që nga krijimi i tij, ky institucion do të drejtohet nga një grua. Lefteri Lleshi, drejtoreshë në Kuvend dhe anëtare e KLD-së, do te jete per kater vitet e ardhshme ne krye te institucionit te menaxhimit te zgjedhjeve.
Ajo mori votat maksimale të maxhorancës, 73, ndërkohë që nuk morën pjesë gjatë votimit të kryetarit të KQZ-s, deputetët e PS-së.
ANËTARËT KQZ
Lefteri Leshi (Luzi)
Hysen Osmanaj (PD)
Vera Shtjefni (PD)
Albana Shtylla (PS)
Denar Biba (PS)
Ilirjan Muho (LSI)
Jani Jani (PBDNJ)