E Diel, 1 Nëntor 2026

Betohet deputeti i PD, Ramiz Çobaj

Ramiz Çobaj

Në fund të seancës së djeshme ka bërë betimin edhe deputeti i Partisë Demokratike, Ramiz Çobaj. Ai ishte i teti në listën e qarkut të Shkodrës dhe mori mandatin e deputetit për dy vitet e ardhshme, pas ndarjes nga jeta të Gëzim Dibrës. Përpara seancës u mblodh Këshilli i Rregullores dhe Mandateve, i cili, në mënyrë formale konfirmoi mandatin e deputetit demokrat. Ndërkohë, me gjithë kërkesën e socialistëve për të zhvilluar seanca tri herë në javë, të paktën për këtë muaj, ato do të mbahen vetëm një herë në javë. Seanca e ardhshme do të jetë më 13 shtator.

Heshtje në nderim të Gëzim Dibrës
Deputetët e Kuvendit dhe Trupi Diplomatik i akredituar në Tiranë mbajtën dje një minutë heshtje në nderim të Gëzim Dibrës, deputetit nga Shkodra që humbi jetën pak javë më parë. Kryetarja e Kuvendit, duke theksuar mungesën e Dibrës mes kolegëve, u kërkoi atyre një minutë heshtje në nderim të figurës dhe kontributit të deputetit nga Shkodra. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij, tha Topalli pas minutës së heshtjes. Gëzim Dibra humbi jetën për shkak të një sëmundje të pa shërueshme me të cilën ai po luftonte prej kohësh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›