E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beyonce- Timberlake, në listën e yjeve me më shumë ndikim në botë

Këngëtarja Beyonce dhe JustinTimberlake, kryesojnë listën e të përditshmes Time, si njerëzit me ndikim në të gjithë botën për vitin 2013.

Regjisori i The Great Gatsby, ka thënë se Beyonce, e cila ka kontribuar për kolonën zanore të filmit, ka një “ngrohtësi dhe përulësi” gjë të cilën e ka fituar duke qenë gjithmonë e rrethuar nga familja e saj.

Ndërsa Stevie Wonder ka folur për Justin Timberlake i cili gjithashtu është në listë.

“Fuqia e tij si një yll vjen nga fakti se ai tingëllon gjithmonë si dikush i cili kënaqet duke bërë muzikë dhe ai mund ta interpretojë një këngë duke përcjellë shumë emocione” është shprehur ai.

Në këtë listë gjenden edhe emrat e Christina Aguilera, Celine Dion, Frank Ocean, Justin Bieber, Jay-Z etj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›