E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beyonce Knowles e urren zërin e saj

beyoncePërkrahë punës drejt albumit të ri dhe koncerteve nëpër botë,këngëtarja me famë botërore Beyonce njëksohësisht është duke promovuar edhe filmin e ri të animuar Epic në të cilin ajo ka huazuar zërin e një personazhi tjetër.

Edhe pse të gjithë janë të kënaqur me rolin dhe përshtatjen e këngëtares në këtë rol përfshi këtu edhe vajzën e saj Blu Ivy,diva ka treguar se ajo mendon të kundërtën.

Shkak është zëri i saj,të cilin këngëtarja nuk e pëlqen. Urrej kur dëgjoj veten duke fol. Mendoj se secili njeri e urren zërin e  vet.Dhe për këtë arsye më ka pëlqyer më shumë të kem zërin e animuar,pastaj kjo është një gjë që njeriu nuk mund ta bëjë në përditshmëri dhe më ka tërhequr më shumë,ka shpjeguar këngëtarja duke theksuar se vajza e saj është arsyeja kryesore se ajo ka pranuar rolin në këtë film,thekson “Globionline”  P.K

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›