Beyonce bëhet bjonde

Ngjyra e flokëve të Beyonce ka pësuar shumë ndryshime gjatë kohës, mirëpo për videon e saj më të fundit, këngëtarja mund të thuhet se ka rikthyer anën e saj "bombastike". Në një "preview" të atij që do të jetë klipi i këngës "Grown Woman", ajo shfaq një stil bjonde platin, si për të rivalizuar legjendat e muzikës si Farrah Fawcett e Brigitte Bardot.
Si gjithmonë e madhe dhe sfiduese, Beyoncé e bën çdo detaj të duket gjigant në punën e saj, për këtë video të fundit.
Ngjyra e ndritshme e flokëve biondë, me një ngjyrë të thellë trëndafili në buzët e saj dhe një golf përreth qafës, në stilin e viteve ‘60, ngjan sikur ka dashur të rikrijojë imazhin e Bardot në kulmin e saj. /Indeksonline/