Beyonce e lumtur dhe e qetë krah Jay-Z
Beyonce është shfaqur në formë të shkëlqyeshme në krah të bashkëshortit të saj Jay-Z, gjatë festimeve bërë me rastin e 10-vjetorit të klubit “40/40″.

Në një festë të organizuar në New York, çifti u fotografua duke pirë shampanjë, ndërsa qëndronin pranë njëri-tjetrit të ulur në një kolltuk të madh dhe të rehatshëm.


Beyonce kishte veshur një fustan të gjatë të bardhë, i cili i tregonte për mrekulli format e saj.

31-vjeçarja kishte vendosur një make-up tepër natyral, ndërsa flokët ngjyrë të çelët i kishte kthyer në njërën anë, duke i dhënë fytyrës një pamje shumë rinore dhe të freskët.
