Beyonce ndalon paparacit në turneun e saj

Mardhënja e këngëtares Beyonce me fotografët ka qenë gjithmonë “grindavece” por nj veprim i saj I fundit i ka kaluar të gjithë kufijtë.
Këngëtarja u’a ka ndaluar të gjithë paparacive që të shkrepin fotografi në turneun e saj ‘Mrs. Carter Show tour’.
Thuhet se ajo ka angazhuar fotografë profesional nga ekipi i saj të cilët më pas do ti përzgjedhin 3 deri në 5 fotografi nga secili concert I saj.
Ky veprimit duket se ka ardhur pas një përvoje jot ë mirë që ka pasur këngëtarja pak muaj më parë.
Teksa ishte duke performuar në ‘SuperBoël’ paparacit kanë shkrepur disa fotografi të saj në momente jo të mira teksa ajo ishte duke performuar dhe si rrjedhojë, në internet kanë filluar të qarkullojnë këto fotografi të cilat më pas ajo ka kërkuar që të “zhduken” nga internet./Indeksonline/