Bezati padit uzinen e Gramshit, kerkon rikthimin ne pune
Tirane - Prishja e kontrates me kompanine "Abldemil" per demontimin e predhave coi edhe ne mbylljen e nje reparti ne uzinen e Gramshit. Nje nga ish punonjeset e kesaj uzine e cila eshte edhe Lule Bezati. Kjo e fundit nepermjet nje padie te dorezuar ne Gjykaten e Tiranes kerkon shfuqizimin, ndryshimin e aktit administrativ. Kerkese padia eshte hedhur dje ne shortin elektronik dhe i ka rene per shqyrtim gjyqtares Alina Kristani. Ne kerkese padine drejtuar uzines se Gramshit, repartin ushtarak 6954 Bezati kerkon rikthimin e saj ne pune. Gjykata e Tiranes do ta shqyrtoje ne ditet ne vazhdim kerkesen e depozituar nga ana e Bezatit disa dite me pare. Pas shperthimit te tragjedise se Gerdecit, nje nga kontratat e lidhura mes kompanise "Albademil", me administrator Mihal Delijorgjin ishte kontrata me uzinen e Gramshit. Sipas kesaj kontrate uzina e Gramshit duhet te kryente demontimin e predhave, te kalibrit me larte, demontim i cili nuk mund te kryhej ne fabrike te Gerdecit. Pas arrestimit te Deligjorgjit kontrata u prish, ndersa punonjesit e uzines nuk arriten as te paguheshin per punen e tyre. Nje pjese e punonjesve u pushuan edhe nga puna. Nje muaj me pare uzina e Gramshit nepermjet nje padie te dorezuar ne Gjykaten e Tiranes i kerkonte kompanise "Albademil" demin e shkaktuar si pasoje e prishjes se kontrates, ne menyre te tille qe te paguante punonjesit e saj. Ceshtja eshte ende duke u gjykuar ne gjykate.