E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biberaj: Mbeshtetje suedeze per Shqiperine

Zv. Presidenti i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, njekohesisht deputeti i Partise Demokratike, Aleksander Biberaj, zhvilloi dje nje takim me Kryeministrin suedez, Fredrik Reinfeldt. Gjate takimit u diskutua ne lidhje me prioritetet e Presidences suedeze te Keshillit te Evropes, si dhe marredheniet bilaterale ndermjet Shqiperise dhe Suedise. Ne kete takim, duke pasur parasysh faktin qe Suedia do te marre kete vit edhe Presidencen e Bashkimit Evropian, eshte diskutuar edhe per pershpejtimin e integrimit te Shqiperise dhe vendeve te Ballkanit Perendimor ne Bashkimin Evropian. Kryeministri suedez, Reinfeldt, ka konfirmuar mbeshtetjen per kete proces. Po dje Biberaj eshte takuar dhe me kryetarin e parlamentit suedez, Per Vestberg, ku u diskutuan dhe marredheniet dypaleshe.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›