Biberaj: Ministrat jo deputetë, ndihmë për demokracinë e brishtë shqiptare
TIRANE- Aleksandër Biberaj ka komentuar sot, nëpërmjet profilit të tij në facebook, propozimin e maxhorancës së re për ndarjen e mandatit të deputetit nga posti i ministrit.
Biberaj shprehet se kjo ndarje ndihmon demokracinë e brishtë shqiptare dhe se ai ia ka propozuar Berishës një gjë të tillë që në vitin 2005.
“Së pari, nuk dëshiroj aspak të ndërhyj në debatin politiko-publik lidhur me ndarjen e mandateve legjislative nga ato ekzekutive (e thënë më thjesht nëse je ministër nuk mund të jesh edhe deputet dhe anasjelltas), pasi gjykoj se ky është një debat dhe vendim që i përket maxhorancës së re të majtë dhe nuk është punë e imja. Së dyti, thjesht desha të risjell në kujtesën politike por edhe atë publike, se ky propozim ka një histori të paktën 8-vjecare. Pas fitores së PD-së dhe aleatëve të djathtë në zgjedhjet e 3 korrikut 2005, në mbledhjen e parë të grupit parlamentar të PD-së në shtator 2005, me cilësinë e deputetit dhe të anëtarit të kryesisë së PD-së, i kam propozuar kryeministrit Berisha (njëkohësisht edhe kryetar i PD-së në atë kohë) që të bëjmë ndarjen e mandateve legjislative nga ato ekzekutive, me këto argument: 1. Të mos kemi përqendrim të pushtetit tek një grup i vogël njerëzish. 2. Të mos kemi një qeveri të pakontrollueshme. 3. Të kemi njerëz që do të mbajnë partinë hapur, do të vazhdojnë të punojnë për PD-në dhe të drejtojnë PD-në duke mbajtur kontaktet me demokratët dhe elektoratin dhe 4. Të kemi mundësi të motivojmë sa më shumë politikanë nga ndarja e mandateve, sidomos të rinj. Propozimi im u mirëprit dhe u përkrah formalisht nga z. Berisha, por fatkeqësisht nuk u realizua asnjëherë”, shprehet Biberaj.
Biberaj shtoi më tej se, në këto 8 vite Shqipëria u drejtua vetëm nga mnjqë grup I vogël njerëzish me pushtet të pakufizuar që nuk jepte llogari para askujt, sic tha ai.
“Që në momentin e propozimit vura re portretet e ministrave dhe drejtuesve të PD-së që u nxinë, por nuk e vrava shumë mendjen, pasi propozimi im ishte parimor, dhe nuk kishte lidhje me asnjë individ. Se cfarë ndodhi gjatë 8 viteve në vazhdim të qeverisjes së PD-së, gjykimin e jep gjithë-seicili prej jush, por ajo që dihet tashmë është se Shqipëria u drejtua nga një grup tepër i vogël njerëzish që ishin vete qeveria, ishin po vetë parlamenti, ishin po vetë edhe PD, grup që nuk jepte llogari para askujt në botë. Ky grup shumë i vogël njerëzish grumbulloi një super-pushtet të pakufizuar duke uzurpuar të gjitha pushtetet në Shqipëri, krijuan super-pasuri nëpërmjet korrupsionit pa kufi, u bënë super arrogantë dhe super prepotentë, saqë as deputetëve të PD-së nuk u hapnin më telefonin, mbyllën për tetë vite dyert e PD-së duke iu kthyer shpinën demokratëve dhe elektoratit, u shkëputën totalisht nga realiteti shqiptar, elementë këto që cuan natyrisht në rezultatin katastrofik të 23 qershorit, më i dobëti i historisë së ekzistëncës së PD-së. Parë në këtë këndvështrim maxhoranca e re me 84 mandate, e drejtuar nga Edi Rama dhe Ilir Meta, bëhet e frikshme”, thekson Biberaj.
(m.a/BalkanWeb)