Biberaj: PD-ja, në duart e një lidershipi të korruptuar

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Aleksandër Biberaj thotë se kjo parti është në duart e një lidershipi të korruptuar. Në një prononcim për mediat, zoti Biberaj tha se procesi për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së është manipuluar. Sipas Biberajt, kjo i vuri kapak demokracisë së brendshme në Partinë Demokratike.
Zoti Biberaj mbeti jashtë përfaqësimit në Këshillin Kombëtar të PD-së në zgjedhjet e fundit që u bënë për këtë forum. Biberaj njihet si një nga zërat më oponentë në radhët e demokratëve ndaj kryeministrit Berisha dhe kryeparlamentares Jozefina Topalli.