Biberaj, nuk do të hyjmë në koalicion me asnjë parti
TIRANË-Pas ftesës së djeshme të liderit të PS-së Edi Rama, nënkryetari i Frymës së Re Demokratike, Aleksandër Biberaj deklaroi se kjo forcë politike nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti në zgjedhjet e qershorit.
Sipas Biberaj, FRD kërkon mbrojtjen e votës, prandaj shton se, pikërisht për këtë çështje mund edhe të diskutohet.
Ndërkohë dje deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nasip Naço iu përgjigj negativisht ftesës së Edi Ramës për koalicion në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa theksoi se kjo forcë politike do të dalë e vetëm në zgjedhje.“
Ne, ose unë personalisht si sekretar politik për qarkun e Beratit, jam i bindur se LSI-ja duhet të hyjë e vetme në zgjedhje. Ne nuk kemi bërë llogari numrash duke hyrë edhe të vetëm, pasi po të jetë për llogari numrash na intereson të bëjmë koalicion me PD-në ose PS-në”,-tha Naço.
/Shekulli Online/E.Sh/