Bibla e Lashte mbi 1500 vjecare ndodhet ne Turqi
Autoritetet turke kanë bërë me dije se një Bibël antike, e cila mendohet të jetë më shumë se 1500 vjeçare po mbahet e sigurt nga autoritetet vendase, pasi u kap nga disa kontrabandistë. Dokumenti është në gjuhën aramaike, gjuha e Jezu Krishtit, i shkruar me gërma ari në faqet prej lëkure të librit të shenjtë. Autoritetet policore prej më shumë se 12 vitesh ishin vënë në kërkim të Biblës nga trafikantët, të cilët vjedhin objekte të lashta turke. Pasi çështja kaloi në gjykatën e Lartë në vend mendohet se tashmë Bibla antike ndodhet në një muze. Faqet e Biblës kanë ruajtur gjurmë mjaft origjinale të historisë turke, ndërsa ministri turk i Kulturës bëri me dije se tashme ai do t’i nënshtrohet punes restauruese, ndërsa vlera e Biblës mund të arrijë deri në 20 milionë euro.