Biden: Jam i zemëruar nga vrasjet e tmerrshme të 4 myslimanëve në Albuquerque, këto sulme s’kanë vend në Amerikë

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, nëpërmjet një postimi në Twitter, ka dënuar vrasjen e 4 katër meshkujve myslimanë në Albuquerque. Ai ka kërkuar hetim të plotë të ngjarjes, si dhe ka shprehur ngushëllimet për familjarët e katër viktimave.
“Jam i zemëruar dhe i trishtuar nga vrasjet e tmerrshme të katër burrave myslimanë në Albuquerque. Ndërkohë që presim një hetim të plotë, lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe administrata ime qëndron fuqishëm me komunitetin mysliman. Këto sulme të urryera nuk kanë vend në Amerikë.”- shkruan Biden.
Zyrtarët amerikanë përsëritën kërkesën e tyre që kushdo që ka informacion rreth vrasjeve të kontaktojë policinë. Masat e sigurisë janë shtuar në pjesë të caktuara të qytetit ku jeton komuniteti musliman.
Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR), organizata më e madhe e kombit për të drejtat e muslimanëve, e rriti shpërblimin në 10,000 dollarë, nga 5,000 dollarë, për informacionin që çon në një ose disa të dyshuar për vrasjet.
/rtsh.al/