E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biden-Palin, debati live ne Top Channel

Ashtu si një javë më parë me debatin e madh mes dy kandidatëve për president, John McCain e Barack Obama edhe përballja e shumëpritur mes rivalëve për zëvëndëspresident u transmetua drejtpërdrejt për shqiptarët në Top Channel.

Debati në shqip erdhi nën komentin e drejtorit të informacionit, Sokol Balla dhe të dy të ftuarve në studio, Erion Veliaj drejtues i G99 dhe Gjergj Bojaxhi.

Njëri përkrahësi i demokratit Barak Obama dhe tjetri i republikanit, John McCain.

Për tri orë në studion e lajmeve në Top Channel u përplasën pikëpamje mbi pritshëmrinë dhe rezultatet e debatit parë nga këndvshtrimi shqiptar, në mesin e një procesi elektoral që më ethet e tij ka përfshirë edhe shoqërinë shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›