E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Biden autorizon 200 milionë dollarë armë të reja dhe trajnime ushtarake për Ukrainën

Presidenti amerikan Joe Biden autorizoi të shtunën 200 milionë dollarë në armë dhe ndihmë të tjera për Ukrainën, tha Shtëpia e Bardhë, pasi zyrtarët ukrainas thanë se granatimet e rënda nga forcat ruse po rrezikonin tentativën për evakuim raporton Reuters.

Vendimi e çon ndihmën totale të sigurimit të SHBA-së për Ukrainën gjatë vitit të kaluar në 1.2 miliardë dollarë, tha një zyrtar i lartë i administratës.

Në një memorandum për Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, Biden udhëzoi që deri në 200 milionë dollarë të akorduara nëpërmjet Aktit të Ndihmës së Huaj të caktohen për mbrojtjen e Ukrainës.

Fondet mund të përdoren për armë dhe artikuj të tjerë të mbrojtjes nga stoku i Departamentit të Mbrojtjes, si dhe edukimin dhe trajnimin ushtarak për të ndihmuar Ukrainën.

Fondet e reja vijnë disa ditë pasi Kongresi Amerikan miratoi 13.6 miliardë dollarë ndihmë urgjente për Ukrainën, si pjesë e një mase prej 1.5 trilion dollarësh për të financuar qeverinë amerikane deri në shtator.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›