Biden optimist: Ne do ta fitojmë këtë garë!

Kandidati për president Joe Biden ka shprehur shpresat se do ta fitojë garën presidenciale. “Ndihemi mirë për pozicionin që kemi deri tani. E dimë se për shkak të votimeve të hershme të papara do të duhet të presim ca.” tha ai para përkrahësve në shtetin Delauer. Zoti Biden shprehu besimin se ai do ta fitojë Pensilvaninë, një shtet mjaft i rëndësishëm që mund të përcaktojë fituesin e zgjedhjeve. “Kini besim, mbani shpresën gjallë, ne do ta fitojmë këtë garë” u tha ai përkrahësve.