Biden takohet me zyrtaret kosovare
Udheheqesit e Kosoves, Presidenti Fatmir Sejdiu, Kryeministri Hashim Thaçi dhe Ministri i Jashtem Skender Hyseni, do te zhvillojne diten e sotme takime te rendesishme ne kryeqytetin amerikan. Ne axhende eshte parashikuar nje takim me Zv/presidentin Xho Bajden, me Sekretaren e Shtetit, Hilary Clinton, me anetaret e Kongresit, si dhe meanetare te Keshillit per Çeshtje Shqiptare, ne Dhomen e Perfaqesuesve. Takimi me dy prej tre udheheqesve me te larte te administrates amerikane me udheheqesit e Kosoves eshte vleresuar, si nje mbeshtetje e fuqishme per shtetin e ri te Kosoves dhe nje rikonfirmim i vazhdimesise se marredhenieve midis Uashingtonit dhe Prishtines. Javen qe shkoi me rastin e njevjetorit te pavaresise, Shtetet e Bashkuara, pershendeten autoritetet dhe popullin e Kosoves .