E Enjte, 5 Nëntor 2026

Biden viziton Irlandën e Veriut, pritet nga kryeministri britanik Rishi Sunak

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka mbërritur në Irlandën e Veriut, ku është pritur nga kryeministri britanik, Rishi Sunak.

Në fokus të bisedimeve mes tyre, pritet të jetë lufta në Ukrainë.

Biden ndodhet në Irlandë, në një vizitë katër ditore dhe ndalesa e parë e tij ishte Belfasti.

Presidenti do të marrë pjesë në aktivitetet që shënojnë 25-vjetorin e marrëveshjes së të premtes së mirë, e cila i dha fund konfliktit mes protestantëve dhe katolikëve.

Biden dhe Sunak do të diskutojnë gjithashtu edhe mbi investimet amerikane në Irlandën e Veriut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›