E Enjte, 5 Nëntor 2026

Biden votoi në Delaware dhe kritikoi Elon Musk

Presidenti amerikan Joe Biden votoi këtë të hënë në shtetin amerikan të Delaware për kandidaten demokrate Kamala Harris, shkruan Reuters.

Biden, i cili u largua nga gara në korrik, iu bashkua një numri amerikanësh që ushtronin të drejtën e tyre për të votuar herët, përpara 5 nëntorit, që është dita e zgjedhjeve në SHBA.

Biden votoi në një vend në Newcastle, Delaware.

Ai vlerësoi se lëvizja e miliarderit amerikan Elon Musk, aleatit të Trump, për t’u dhënë votuesve republikanë një çmim prej një milion dollarësh në lotari është “krejt e papërshtatshme”.

Musk tha se komiteti i tij i veprimit politik pro-Trump, America PAC, do t’i japë 1 milion dollarë çdo ditë deri në zgjedhje dikujt që nënshkruan peticionin e tij duke u kërkuar republikanëve në shtetet kyçe të regjistrohen për të votuar./abcnews.al

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›