E Martë, 3 Nëntor 2026

Bie Facebook dhe Instagram, rrjetet sociale në “errësirë”

Serverat e rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram kanë rënë.

Përdoruesit e platformave në Shqipëri thonë se nuk mund të aksesojnë Facebook dhe Instagram. Përdoruesit në Shqipëri dhe mbarë botën raportojnë se janë çkyçur nga llogaritë e tyre dhe nuk mund të logohen përsëri. Pritet një njoftim nga kompania META lidhur me rënien e serverave.

Facebook , Messenger dhe Instagram-i i kompanisë Meta prej disa minutash nuk funksionojnë në mbarë botën, duke lënë përdoruesit jashtë platformave. Pas rënies së Facebook, Messenger dhe Instagram përdoruesit u dyndën drejt platformave të tjera sociale siç është ish-Twitter, “X”. /vizionplus.tv/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›