E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Bie aksidentalisht në një gropë me ujë në pallatin në ndërtim, ndërron jetë 60 vjeçari në Tiranë

Një burrë, rreth 60 vjeç, ka humbur jetën pasi ka rënë në një gropë me ujë në një pallat në ndërtim.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Haxhi H Dalliu” në Tiranë.

“Në rrugën “Haxhi H Dalliu” në një pallat ende të papërfunduar, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në një gropë me ujë dhe për pasojë ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tij dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›