E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie aksidentalisht në përrua, humb jetën një 49-vjeçar në Librazhd

Në fshatin Librazhd Katund, është gjetur pa shenja jete në përrua një shtetas 49 vjeç. Ai dyshohet se ka rënë aksidentalisht në përrua dhe për pasojë është mbytur.

Nga deklarimet e familjarëve, rezulton se ky shtetas ishte larguar nga banesa pasditen e djeshme dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›