E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie autobusi ne humnere 8 viktima e dhjetera te plagosur

09/11/2010Aksidenti ne Ziaj te Mallakastres ne mjet ndodheshin 45 pasagjere mes tyre 10 femije

Kater prej te lenduarve rende deshmite Shoferi ishte ne gjendje te dehur

MALLAKASTER- Ngjarje tragjike ne rrethin e Mallakastres. Nje autobus i linjes Tirane-Athine duke ecur plot me pasagjere ne drejtim te kryeqytetit helen eshte permbysur ne nje nga kthesat e veshtira te fshatit Ziaj ne komunen e Fratarit te Mallakastres dhe ka rene ne nje humnere rreth 100 metra lartesi. Ne kete aksident te rende kane vdekur 8 shtetas dhe jane plagosur dhjetera te tjere 4 prej te cileve jane derguar me urgjence ne Spitalin Ushtarak ne gjendje shume te rende. Ngjarja e rende ka ndodhur rreth ores 2040 ne vendin e quajtur Ziaj te komunes se Fratarit te Mallakastres fshat i vogel kodrinor ne kufi me Tepelenen. Si pasoje e terrenit te rreshqitshem dhe motit te keq autobusi i linjes Tirane-Athine me targa INB 99 00 i drejtuar nga shoferi grek Tomas Toros ka dale nga rruga dhe ka rene permbys ne humnere ne nje lartesi rreth 100 metra. Sipas informacioneve te marra nga policia ngjarja e ndodhur ne fshatin Ziaj te komunes se Fratarit aksidenti i rende dhe i pazakonte ka nisur drejt vendngjarjes me shpejtesi gati 100 forca te drejtorise se policise se qarkut Fier Mallakastres Tepelenes dhe te RENEA-s. Ne vendngjarje kane shkuar edhe autoambulanca dhe forca te FNSH-se per tu ardhur ne ndihme te mbijetuarve si dhe per te nxjerre nga humnera trupat e pajete te viktimave te kesaj tragjedie. Po sipas burimeve nga policia ne autobusin e linjes udhetonin per ne Athine 45 pasagjere ku perflitet per 8 viktima dhe mbi 20 te lenduar. Nderkohe trupat e pajete vazhdojne te nxirren nga thellesia e humneres per shkak te veshtiresise se terrenit dhe erresires se nates. Mendohet se numri i viktimave mund te jete ne rritje per shkak se trupat e pajete do te nxirren me veshtiresi nga thellesia e humneres do te behet identifikimi i tyre per me teper autobusi ne humnere ka rene i permbysur cka e ben edhe me te veshtire gjetjen dhe nxjerrjen e trupave pa jete. Viktima e pare qe eshte identifikuar ka qene 42-vjecari Alfred Guma trupi i pajete i te cilit ndodhet ne morgun e spitalit te Tepelenes. Burime pohojne se ne vendngjarje ka mberritur edhe ministri i Shendetesise Petrit Vasili se bashku me nje staf te tere mjekesh dhe specialistesh. Nderkohe 20 te lenduar lehte jane nxjerre nga autobusi i permbysur ne humnere ndersa 25 te tjere jane te lenduar te cilet kane nevoje per ndihme emergjente mjekesore. Te plagosurit e tjere jane derguar ne spitalin e Tepelenes Fierit Ballshit dhe Tiranes. Drejtuesi i automjetit Tomas Cagos eshte ne gjendje te rende ne spitalin e Tepelenes. Ne vendngjarje kane shkuar 2 vinca per te nxjerre nga humnera autobusin. Nje nga te mbijetuarit 37-vjecari Ervin Mema nga Kavaja i plagosur lehte fajeson drejtuesin e mjetit i cili ka qene ne gjendje te dehur. Ai shpesh bente frenime te crregullta dhe kthesat i merrte shume keq. Shpesh i beme thirrje te ndalej por ai vazhdonte te ecte - thote i mbijetuari. Ne autobus ndodheshin edhe 10 femije.

A. Damini

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›