E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bie avioni ne Nju Jork, shpetojne 146 pasagjere

Nje avion i linjes ajrore amerikane US Air Ways, ka bere nje ulje emergjence, pasi u ngrit nga aeroporti La Guardia e Nju Jorkut. Ulja eshte bere ne ujrat e ngrira te lumit Hadson. Ne bordin e avionit kane qene 146 persona si dhe 5 persona te stafit. Shkak i ketij incidenti duket se ka qene nje turme zogjsh, te cilet kane bllokuar turbinat e avionit. Pamjet e transmetuara nga agjenci te ndryshme te lajmeve kane treguar mjete lundrimi qe kane shkuar ne ndihme te pasagjereve, te shokuar nga nje ngjarje e tille. CIA amerikane mesohet nga informacionet e para te kete bere te ditur se incidenti nuk ka te beje me shkaqe terroriste. Mesohet gjithashtu se te gjithe pasagjeret jane evakuuar nga avioni e per fat te mire deri tani nuk ka viktima.
Anijet e shpetimit bashke me ekipet e emergjences jane afruar me shpejtesi ne zonen e aksidentit, e po ndihmojne njerezit e mbledhur ne te dy krahet e avionit. Me te mberritur ata nisen te hedhin ne uje jeleke shpetimi. Avioni, nje “Airbus A320” ishte nisur nga aeroporti i “La Guardias” e mendohet te kishte per destinacion Karolinen e Veriut. Avioni eshte zhytur pjeserisht ne uje. Sipas deshmimtareve, avioni nuk ka pasur renie te shpejte, ai eshte rrezuar ngadale dhe i tille ka qene dhe kontakti me ujin. Disa prej pasagjereve tashme jane shpetuar, se bashku me shume femije qe gjendeshin ne bord, te cilet kane dale prej avionit nga daljet e emergjences.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›