E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie bora e pare ne veri dhe verilindje

Ulja e menjëhershme e temperaturave gjatë ditëve të fundit ka sjellë reshjet e para të dëborës në veri dhe verilindje të vendit, në lartësinë mbi 1000 metra.

Reshje bore raportohet të kenë rënë në qarkun e Kukësit e të Dibrës, duke përfshirë fshatra si Shishtavec, Grykë Caje, Arrën, Zapod etj.

Trashësia e borës në zonat e larta mendohet të ketë arritur në 5 cm, por nuk kanë sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Ndërkohë, reshjet e shiut kanë rënë pa ndërprerë në të gjithë territorin e vendit gjatë ditëve të fundit, duke shkaktuar edhe probleme në qarkullim apo furnizim me energji.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›