E Martë, 3 Nëntor 2026

Bie gongu, nga pastrimi i stallave tek mjelia e lopës, fermerët realizojnë detyrat e caktuara

Këtë mëngjes ka rënë gongu për fermerët, i cili i ka lajmëruar për të filluar punët e fshatit dhe për t’u kujdesur për kafshët.

Si fillim fermerët kanë shkuar për të mbledhur vezët te koteci, ndërsa Floriani i ka vrojtuar ata teksa po zbatonin detyrat e tyre.

Niko dhe Gledisi kanë pastruar stallat ndërsa Ditea ka mjelë lopën dhe dhinë.

Më pas fermerët kanë ushqyer kafshët dhe kanë nxjerrë kalin dhe gomarin nga stallat.

Treshja i ka përfunduar me sukses detyrat e tyre të përcaktuara nga Agai. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›