Bie mocioni ndaj Zaev, pas deputetit shqiptar tërhiqet edhe lideri i ekstremit të majtë

Alsat mëson nga burime brenda VMRO-DPMNE-së se lideri i partisë E Majta, Dimitar Apasiev është tërhequr nga nisma për mocion votëbesimi ndaj Qeverisë. Tërheqja e tij vjen pas presionit nga deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi. Me vendimin e Apasiev për t’u tërhequr, bie poshtë paralajmërimi për nismë të re për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë.
Paraprakisht deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski, ka thënë se nisma për votimin e mosbesimit të qeverisë do të “modifikohet teknikisht”, mirëpo nuk dha detaje të tjera nëse në këtë listë do të jetë deputetët e partisë e “E majta”.